semundjet infektive ne Itali (Rajoni i Lombardise)-raport i vitit 2011 / 30 Giu 2012

Raport mbi semundjet infektive ne Itali (rajoni i Lombardise ne veri te Italise)

Rajoni i Lombardise ne Itali ka pergatitur e shperndare nje dokument persa i perket semundjeve infektive ne rajon. Te dhenat i perkasin vitit te kaluar 2011. (rajoni perfshin Milanon-Bergamon-Brescian-Komon-Sondrion etj)

Duke analizza te dhenat e ketij raporti vihet ne dukje qe semundjet infektive me te shpeshta jane ato ekzantematiket, ne moshe foshnjore, e ne radhe te pare varicela (gjithsej 24.506 raste, gati 249 raste per 100 mije banore lombarde), si dhe scarlatina me (7.754, 79 ogni 100 mila), ndersa me fruth jane regjistruar 750 raste, per te cilin eshte vene re qe nuk shfaqet me ne femijeri por ne moshe me te madhe: mosha mesatare e te semureve te shtruar ne spital me fruth eshte 23 vjec, me 20 raste per 100 mije te rritur.

Me kete rast eshte per tu permendur edhe PLANI KOMBETAR PER ELIMINIMIN E FRUTHIT DHE RUBEOLES SE LINDUR 2010-2015, i aprovuar nga qeveria italiane, ne mars 2011 ne perputhje me rregullat e objektivat e planit parandalues te semundjeve infektive te OBSH-se.

Pas semundjeve pediatrike per frekuenze te larte renditen semundjet gastro intesrinale: 3.841 raste me diarre infektive(39 raste per 100 mije banore lombarde; behet fjale me teper per bakterin Clostridium difficile), 1.784 raste me salmoneloze jo tifoide (18 raste per 100 mije banore).

Raporti vijon me tutje me analizen e semundjeve te tjera infektive duke trajtuar patologjite me te renda e me te komplikuara si hepatiti B, legjonela, HIV/AIDS.