OBEZITETI-TRASHEGIMIA-SJELLJA E PERDITSHME / 30 Mag 2014

28.05.2014

OBEZITETI –TRASHEGIMIA-DHE SJELLJA E PERDITSHME

 

A eshte obeziteti i trasheguar??? Absolutisht jo! Jane sjelljet e perditshme qe trasmetohen nga prinderit tek femijet ato qe shkaktojne shtimin ne peshe.

Studimet me te fundit ne sektorin e djetologjise e nutricionit kane arritur ne perfundimin se jo vetem raporti prind-femije, brenda familjes, por edhe maredheniet midis njerezve ne shoqerine e sotme ndikojne shume ne shtimin e personave me mbipeshe dhe obezitet.

Nje gje duket e qarte qe menyra jone e te ushqyerit eshte shume e influencuar nga maredheniet shoqerore.

Vihet re qe ne tavolina te ndryshme diskutohen e zgjidhen shume probleme te jetes. Nderkohe qe tavolina eshte plot me pije e ushqime dhe ato ne menyre te panevojshme konsumohen pa mbarim.

Kohet e fundit ne revisten “British Journal of Nutrition” eshte publikuar nje studim i kryer ne 3000 adoleshente anglez, i cili vinte ne dukje se femijet qe kane bindjen qe nena e tyre nuk e konsumon nje vakt, atehere edhe ata e imitojne kete sjellje te nenes.

Nje tjeter studim i bere ne 50 baballare amerikane, me mbipeshe, publikuar ne “American Dietetic Association”, ka vertetuar qe sa me shume te konsumojne patatina e biskota prinderit, aq me teper konsumojne edhe femijet e tyre. E njejta gje u vu re edhe me frutat, sa me shume fruta te hanin baballaret aq me shume konsumoheshin edhe nga femijet. Kjo teori nuk vertetohesh per perimet, pavaresisht nga shembulli pozitiv i prinderve.

Studime te ndryshme kane treguar se si sjelljet tona ne te ushqyer, sa here qe ulemi ne tavoline, ndryshojne ne baze te personave me te cilet jemi ne shoqeri.

Le te marrim shembullin e nje dreke per nje rast te vecante. Sasia e ushqimit rritet me 40-50% nese nje vakt e konsumojme bashke me familjaret ose me miqte tane.

Ndersa kur gjendemi ne tavoline me nje person te seksit tjeter, te dhenat tregojne se meshkujt konsumojne nje sasi ushqimi 10% me te ulet ndersa tek femrat kjo sasi shkon deri ne 20% me e ulet, se e zakonshmja. ( Journal of Experimental Social Psycology)

 

 

Po ky studim  ka vene ne dukje qe, ne qoftese, je ne shoqerine e nje personi te seksit tjeter, qe mbahet si person terheqes, femrat reduktojne rreth 25% konsumin e ushqimit per tu dukur me femerore, ndersa tek meshkujt nuk ka ndonje diference nese fe

mra eshte terheqese apo jo.

Nga ky studim ka rezultuar edhe se, kur ne tavoline jane dy persona te te njejtit seks, rritet me 15% konsum i ushqimit.

Kjo ndodh sepse meshkujt jane ne “gare” me njeri tjetrin, edhe per ushqimin. Kurse tek femrat ngaqe ato nuk shprehin ndonje interes per njera tjetren.

Rendesi e vecante ne praktiken e te ushqyerit te njerezve ka sidomos sjellja shoqerore

Kjo vjen nga se kur jemi me te relaksuar eshte me e lehte ta teperojme  me ushqimet e yndyrshme dhe me embelsirat. (imagjinoni pak drekat e darkat me shoke e me miq apo ne raste festash);

Ndersa kur i njejti vakt konsumohet me persona jo te njohur, sasia e ushqimit  eshte 40% me e ulet, sepse ndihemi ne siklet ngaqe  duam te japim pershtypje te mire(“American Journal of Clinical Nutrition”).

Ndersa kur gjendemi ne tavoline me nje person te seksit tjeter, te dhenat tregojne se meshkujt konsumojne nje sasi ushqimi 10% me te ulet ndersa tek femrat kjo sasi shkon deri ne 20% me e ulet, se e zakonshmja. ( Journal of Experimental Social Psycology)

Po ky studim  ka vene ne dukje qe, ne qoftese, je ne shoqerine e nje personi te seksit tjeter, qe mbahet si person terheqes, femrat reduktojne rreth 25% konsumin e ushqimit per tu dukur me femerore, ndersa tek meshkujt nuk ka ndonje diference nese fe

mra eshte terheqese apo jo.

Nga ky studim ka rezultuar edhe se, kur ne tavoline jane dy persona te te njejtit seks, rritet me 15% konsum i ushqimit.

Kjo ndodh sepse meshkujt jane ne “gare” me njeri tjetrin, edhe per ushqimin. Kurse tek femrat ngaqe ato nuk shprehin ndonje interes per njera tjetren.

Rendesi e vecante ne praktiken e te ushqyerit te njerezve ka sidomos sjellja shoqerore

Ne nje studim te pubikuar ne ’American Journal of Clinical Nutrition, eshte marre ne shqyrtim sjellja e 70 djemve. Atyre ju dha mundesia te loznin e te hanin se bashku me nje shok klase ose me nje tjeter student te pa njohur.

Djemte qe ishin mbipeshe, kur hanin me nje shokun e tyre po me mbipeshe, konsumonin me teper ushqim, perkundrejt djemve me peshe normale.

Vihet re qarte ne kete rast se djali me mbipeshe qe hante shume stimulonte edhe tjetrin te hante me shume .

Shume studime te tjera kane vertetuar qe jo vetem tek te rinjte por dhe tek te rriturit ndodh e njejta gje.

Kur nje person eshte mbipeshe, miqte e tij te ngushte kane 57% probabilitet qe te kene mbipeshe, ndersa familjaret e tij 40% edhe partneri 37%. (ky studim ka zgjatur per nje periudhe kohore  prej 32 vjet rrjesht. Artikulli vjen nga “New England Journal of Medicine”)

Te dhenat e ketyre studimeve vertetohen ne te gjitha vendet dhe kjo sygjeron nje korrigjim te sjelljes se perditshme te njerezve ndaj te ushqyerit.