DOBESIM I SHPEJTE-NJE TAKTIKE E THJESHTE E PA SHUME SAKRIFICA / 1 Lug 2012

Dobesim i shpejte-nje taktike jo e veshtire

Per tu dobesuar: me djete cdo dite apo te eliminosh karbohidratet 2 dite ne jave?

Kesaj pyetje  i jane pergjigjur studjuesit e “University Hospital of South Manchester” qe kane ndjekur e analizuar djeten e  115 femrave ne studimin e meposhtem.

Sipas studjuesve ne fjale, nuk eshte e nevojshme te numerosh kalorite e djetes se perditeshme, por mjafton te eliminosh karbohidratet per dy dite ne jave dhe per ditet e tjera te hash e te shijosh ushqimin qe te pelqen me shume.

Ne baze te ketij studimi nje person dobesohet dy here me shume sesa kur mban djete te perditeshme. Do te ishte e mjaftueshme qe ne 2 ditet “e denimit” te perdoren mish  i bardhe, perime e fruta.

115 femrave vullnetare te ketij studimi iu dhane tre tipe te ndryshme djete:

Djeta e pare ishte me 650 kalori ne dite, per dy ditet e dietes se rrepte, si dhe asnje lloj karbohidrati si makaronat, buka, orizi, patatja dhe po ashtu asnje lloj yndyre. Ditet e tjera te javes mund te hanin cfare te donin.

Djeta e dyte kishte te njejtat rregulla si e para por nuk kishte nje kufizim kalorie ne dy ditet e dietes se rrepte, vetem eliminimin e karbohidrateve.

Ndersa djeta e trete ishte nje djete tradizionale, qe cdo dite permbante 1500 kalori duke perjashtuar komplet alkolin dhe ushqimet e yndyrshme.

Ne kete sdudim nuk flitet per ndonje lloj aktiviteti fizik per tu kryer bashke me djeten.

Ne perfundim pas tre muajsh studjuesit vune re se femrat  qe kane ndjekur  dy llojet e para te djetave ishin dobesuar rreth 4 kg ndersa ato te grupit te trete me djete tradizionale prej 1500 kalori ne dite, vetem 2 kg.

Per ke ka ndermend te dobesohet, eshte mire t’i kujtojme qe djeta duhet t’I pershtatet gjendjes shendetesore te sejcilit. Dietat e kopjuara nga te tjeret jane te rrezikshme, keshtu qe eshte shume e domosdoshme te konsultosh nje mjek specialist.