Djeta dhe luleshtrydhet / 24 Giu 2012

Ne kete artikull doja te ndaja me personat qe do ta lexojne disa reflektime te miat.

Po marr shkas nga pushimet qe po kaloj buze Adriatikut, ne nje zone qe dikur ishte fshat por qe tashme eshte me e banuar se sa qyteti.  Megjithate furnizimi ushqimor, persa i perket frutave dhe perimeve vjen nje pjese nga fshati. Nje mengjes vjen nje burre nga Lushnja dhe sjell nje arke me luleshtrydhe, shume te fresketa e shume te “bukura”. Edhe shija ishte e mire. Duke hyre pak ne confidenze me te me thote se faren e luleshtrydhes e marrin nga Spanja (edhe ne Itali, ku jetoj, luleshtrydhet e para qe dalin vijne nga Spanja e kuptohet qe une pres sa te dalin ato italjanet. Komenti im: po ha luleshtrydhe albano-spanjolle; te lena ne limon per dy ore ngelen po aq te ashpra sa ne fillim dhe jane aq shume te embla sa nuk e kupton frutin qe po ha. Me vete e me keqeardhje pyes nese ka mbetur ndonje bime autoktone, ndonje kafshe autoktone me te cilen mund te ushqehemi duke thene qe po ha dicka te vendit tim; me te cilen jam rritur dhe per te cilen organizmi im ka nje memorje imunologjike, nje memorje kenaqesie qe te kujton me nostalgji kohen ku cdo ushqim ishte i fresket, i stines, i zones; pergjigjia eshte qe po, edhe pse kane ngelur shume pak produkte.

Pershembull gjate nje udhetimi disaditor ne fshatrat e Gjirokastres, gjate gjithe kohes hengrem vetem produktet e vendit si dhe mishin e te imtave te vendit. Te paharrueshme!

Po le te ngelemi tek luleshtrydhet qe eshte nje frut, shume i kendshem: koha e pjekjes eshte ne maj por mund te mblidhet deri ne tetor.

Vlerat ushqimore: luleshtrydhe. per 100 g. Kalorie: 32 kcal. yndyrna: 0.3 g. Karbohidrate: 7.68 g. Proteina: 0.67 g. Fibra: 2 g 

Makronutrientet ne perqindje

 

 

 

 

 

Nuk mund te evitoj disa kuriozitete per luleshtrydhen qe njihet qysh prej kohes se

romakeve e greve te lashte.

I madhi Dioskorid, mjek i Greqise se lashte, vinte ne dukje aftesite rifreskuese dhe diuretike dhe ishte i bindur qe rizoma (pjese e rrenjes) e saj ndihmonte ne funksjonimin e mire te melcise. Ndersa grate egjiptiane, masazhonin fytyren dhe trupin me lengun e fresket te luleshtrydhes, duke i shtuar disa esenca lulesh te tjera, per ta mbajtur sa me te fresket e te lemuar.

Linneo, nje natyralist i 1778, fale se cilit kemi edhe sot e kesaj dite klasifikimin e bimeve, thoshte qe luleshtrydhet jane shume te efektshme ne trajtimin e artritit urik e per te bindur te tjeret e experimentoi tek vetja. Linneo kishte te drejte pasi kjo frute permban  acid salicilik ne dosa te konsiderueshme per uljen e acidit urik ne gjak duke luftuar keshtu atakun e artritit akut shume te dhimbshem.

Jo te gjithe e dine qe:

Luleshtrydhja permea shume vitamina C, Kalcium, fosfor, hekur e potas (K+), acide organike pergjegjes te efektit laksativ .

  • Ka pak kalori, optimale per te gjithe personat me djete e ata qe duan te ruajne formen e mire fizike
  • Karbohidrati qe permban quhet fruktoze, dhe eshte i toleruar mire edhe nga diabetiket.
  • Eshte e rendesishme qe para konsumimit te lahen me uje te rrjedhshem e te lihen ne vere ose limon per 1 ore per te garantuar higjenen e mire.
  • Se fundi tuli i luleshtrydhes mund te perdoret si mask per fytyren per lekurat e thata e opake per aftesine zbardhese, zbutese e rivitalizzante qe ka.

 

Ne kuzhine:

mund te perdoren si sallate frutash se bashku me fruta te tjera si banane, kajsi etj

mund te perdoren me kremin e qumshtit (panna montata) apo akullore

mund te behen torta (krostata), budin, apo sorbeto

mund edhe te behet pilaf me luleshtrydhe( recete e vendeve meslindore e lindore)

kjo me ciokollate fondente eshte ajo qe preferoj.

 

Keshilla ime eshte te perdoren per te ngrene mengjesin dhe per ata qe jane ne djete dobesuese mund te perdoren 150gr luleshtrydhe, ndermjet vakteve (apo 2 ore nga vakti).

Per zamer mund te hahet shume mire nje akullore krem qumeshti,50-70g (kupe e vogel)  me 5-6 luleshtrudhe siper

Ose ne cdo moment te dites kur kemi uri dhe larg vakteve kryesore, 50-60g kos te bardhe me 6-7 luleshtrydhe te prera brenda.

Shume te mira jane edhe per ushqyerjen e femijeve.

KUJDES: luleshtrydhja eshte nje nga frutat qe mund te jape alergji (mbushja e lemure me njolla e urtikarje, ndacmim ne fyt dhe kolle e thate deri ne veshtiresi ne frymemarrje.

Ne qoftese keni patur nga keto shenja edhe pse ne forme te lehte mos i hani luleshtrydhet pasi jane te rrezikshme. E njejta gje thuhet edhe per esencen e saj (ne perberje te antibjotikeve per femije apo iaceve te tjera si shurupe per kollen, temperaturen etj.) lexoni mire etiketen para se ti jepni nje ilac nje femije me alergji nga luleshtrydhja.