Mjekesia estetike

Procedura

Mezoterapia me ilace e substanca aktive natyrore (biomezoterapia ose biolifting) eshte njeprocedure mjekesore qe konsiston ne injektimin e dozave te vogla te ilaceve homeopatike ne pikat eagopunktures si dhe ne zonat qe paraqisin nje problem estetik (rrudhja e lekures).

Ilacet dhe materialet qe perdoren

Ne baze te tipit te lekures, moshes, apo problemeve te tjera shendetesore, realizohet nje “koktej ipersonalizuar” me ilace homeopatike, substanca rivitalizante, vitamina e mikroelemente mineralspecifik per lekuren, kolagjen, enzima e katalizator te cikleve biologjike qelizore.Kjo perzjerje ka veprim specifik ne metabolizmin e indeve lekurore e konektivale (indi lidhor), sidhe veprim te pergjithshem ne ato organe qe influencojne ne origjinen e procesit te plakjes qelizoreduke stimuluar punen e tyre.
Per mezoterapine perdoren shiringa 5-10 ml dhe age 30Gx13 mm, (aget me te holla ne mjekesi)

Efekti i terapise dhe zonat per t’u trajtuar

Rezultati eshte nje lloj rinimi global i organizmit, tonifikimi i indeve dhe nje shtrirje e rrudhave qe iben te duken shume me pak.Permiresimi i aspektit te fytyres eshte gradual e progresiv (ne rritje).Rezultati final: fytyre e relaksuar, e shlodhur, lekure kompakte dhe qe shkelqen
Mund te trajtohet fytyra, qafa, dekolteja, gjoksi, krahet, duart, barku, gluteuset e kembet.

Sa zgjat terapia

Jane te nevojshme 8-10 seanca, nje here ne jave, qe vazhdojne me pas cdo 2-3 muaj per mbajtjen erezultatit.Me tutje vendoset se bashku cfare programi do te ndiqet , ne baze te rastit klinik dhe mundesise seshpenzimit te seicilit.Ndonjehere homeomezoterapia kompletohet me ilace drenuese qe merren cdo dite ne shtepi, meqellim arritjen e nje rezultati optimal.

Mosha e fillimit te terapise

Zakonisht fillohet ne moshen 25 vjec me qellim parandalimi o largimi te shfaqjes se shenjave tepara te kohes.Nuk ka asnje limit moshe, per te patur nje efekt rinues te lekures se fytyres.
Per me teper kjo lloj terapie perdoret per te konsoliduar efektet e trajtimeve te tjera estetike tecdo lloj origjine (lifting dermatologjik o kirurgjikal, acidi jaluronik, kolagjen etj).Nje tjeter fushe perdorimi eshte edhe ne sektorin estetik per te konsoliduar e zgjatur efektin etrajtimeve te ndryshme estetike si me kremra ashtu edhe me makineri estetike.

Trajtimi biomezoterapik i celulitit

Me kete metode kurohet pacienti ne menyre globale pasi celuliti konsiderohet si nje mekanizemmbrojtje kundrejt substancave te demshme te futura ne trup nepermjet:

  • ushqimit, dietave te crregullta, dobesimeve per nje kohe shume te shkurter
  • ilaceve
  • nenproduktet e katabolizmit celular.

Keto substanca te demshme qe nuk jane eliminuar nga organizmi per shkak te funksionit te ulurdrenues te organeve eliminuese (veshkat, melcia, lekura, aparati tretes e respirator), depozitohen neindin lidhor.Si pasoje krijohet nje lloj modifikim i struktures indore me formimin e te ashtuquajtures PANIKULOPATI ADIPOZE SKLEROTIKE (celuliti)

Edhe ne kete rast protokolli terapeutik eshte i personalizuar ne baze te problemeve shendetesorete pazientes, aktuale apo te kaluara, problemeve hormonale, menyres se ushqyerit, problemevepsikoemozionale, aktivitetit fizik etj.Perdoret nje koktej homeopatik-homotoksikologjik per t’u injektuar ne pikat e agopunktures si dhene pikat problematike ne kembe, ne bark e gluteuse.

Zgjatja e terapise:

Ne protokollin baze jane parashikuar 10 seanca javore si dhe seanca te metejshme per mbajtjen erizultateve (1-2 here ne vit).

Ilacet dhe materialet qe perdoren

Perdoren ilace homeopatike e homotoksikologjike me veprim stimulues ne qarkullimin e gjakutvenoz dhe arterioz, ne funksionin e melcise dhe te veshkave, ne aksin hipotalam-hipofize-ovarik sidhe ato me veprim lipolitik e rivitalizant te indeve.Perdoren shiringa 10ml dhe age 27G/4mm (age shume te holla).